Një automjet ka marrë flakë gjatë lëvizjes në afërsi të Torrës Veneciane, rreth orës 17:15 të pasdites së sotme. Mjeti, i pajisur me sistem benzinë-gaz, është përfshirë nga flakët ndërsa po lëvizte pranë Torrës Veneciane së Durrësit, në një nga segmentet më të frekuentuara të qytetit.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk ka persona të lënduar dhe drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga mjeti teksa i është dhënë ndihma e parë.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe policia bashkiake, të cilat kanë vendosur perimetrin e sigurisë dhe kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës. Dyshohet se flakët janë shkaktuar nga një defekt teknik.