Hiqet nga shëtitorja “Taulantia” dhe dërgohet në studion e skulptorit Adrian Dule, vepra e artit e titulluar “Rrënjët”.
Burime nga Agjencia e Parqeve Urbane konfirmojnë për “DurrësLajm” se skulptura e parkut kishte pësuar dëmtime të shumta dhe për këtë arsye është dërguar për restaurim nga ana e artistit që e realizoi atë.

Përgjatë fundjavës skulptura ka qenë e rrethuar me shiritat e sigurisë për të evituar ndonjë aksident të mundshëm nga ana e qytetarëve që hipnin mbi të për të bërë foto.
Të njëjtat burime konfirmojnë se pas restaurimit skulptura e parkut që u vendos aty në vitin 2023, do të rivendoset sërish në të njëjtin vend.
Vepra e artit, e realizuar në bronz nga skulptori Dule, simbolizon lidhjen e qytetit me detin dhe rrënjët e emigrantëve shqiptarë.





