Një incident është shënuar këtë të martë në zonën e Rrotës së Qerres në Durrës, ku një këmbësor i ka prerë rrugën një urbani të qytetit. Si pasojë, drejtuesi i mjetit të transportit publik ka frenuar menjëherë për të shmangur përplasjen.
Gjatë frenimit të papritur, disa prej pasagjerëve në autobus kanë pësuar dëmtime të lehta. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Durrësit, ku po marrin ndihmën e parë mjekësore.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.