Vedat Muriqi ka shënuar golin e parë për këtë sezon në La Liga.

Pas paraqitjeve pozitive me Kosovën, ndërkombëtari shqiptar gjeti golin edhe me ekipin e Mallorca në fitoren 1-0 kundër Celta Vigo në transfertë. 

Futbollisti nga Prizreni e  shtyu topin në rrjetë në minutën e 85, duke shënuar golin e fitores kundër Celta. 

Gjithçka u mbyll me shifrat 1-0 dhe feston Mallorca,  që mori në këtë mënyrë tripikëshin e parë në kampionat për këtë sezon pas dy barazimesh. 

Gjithashtu ky ishte edhe goli i parë për Muriqin në 5 ndeshje në futbollin spanjoll.