Shumë adoleshentë pasi përfundojnë një ditë mësimi, të shumtën e kohës e kalojnë duke u argëtuar me lojëra ose aktivitete të tjera.

Por këtë gjë nuk mund ta themi dot për dy djemtë e punonjësit të Ndërmarrjes Komunale të Durrësit, të cilët pasditen e tyre e kalojnë duke ndihmuar të atin të pastrimin e plazhit nga mbeturinat.

Arkitekti Indrit Hamiti poston në rrjetet sociale videon e “rrallë” të dy adoleshentëve gjatë punës për pastrimin e plazhit, të cilët e bëjnë falas vetëm e vetëm për të ndihmuar sadopak babanë e tyre.