Disa nga rrugët kryesore të Durrësit janë pa energji elektrike mbrëmjen e sotme.

Pamjet e mëposhtme janë marrë në lagjen nr.12 të qytetit, por një situatë e ngjashme paraqitet poashtu edhe në lagjen nr.14, gjë që tregon që, jo vetëm zonat në qendër të Durrësit, por edhe lagjet periferike, po vuajnë mungesën e energjisë elektrike.

Deri më tani nuk dihet nëse bëhet fjalë për një defekt teknik apo avari në sistemin e furnizimit me energji elektrike, por i çuditshëm është fakti që bizneset dhe banesat private kanë energji elektrike.