Këshilltarët bashkiakë të Durrësit ikin me pushime para kohe, në sallë vetëm 32 këshilltarë të pranishëm gjatë të gjithë mbledhjes jashtë radhe të Këshillit nga 51 që janë në total.

Ndërkohë dy këshilltarë u paraqitën në sallë vetëm për të ngritur kartonin për njërën nga pikat e rendit të ditës dhe më pas u larguan me shpejtësi nga mbledhja.

Partia Socialiste është forca politike që ka këshilltarët më rregullt me praninë e tyre në mbledhjet e Këshillit, ndërkohë që lë për të dëshiruar prania e këshilltarëve të opozitës dhe partive të vogla.