Mesditën e sotme, aksi Plepa – Shkëmbi i Kavajës ishte i gjithi i ndriçuar.

Siç duket edhe nga kjo video që ka mbërritur në redaksinë e “DurrësLajm”, të gjitha dritat janë të ndezura.

Më herët, gjatë ditës, OSHEE Durrës njoftoi  për një difekt në transformatorin e Nënstacionit të Spitallës, i cili la pa energji elektrike disa zona.