Kandidatja për deputete e Partisë Demokartike në Durrës, Jola Hysaj ka reaguar pas videove të fundit të Kryebashkiakes Emiriana Sako, ku kjo e fundit sulmon eksponentë të opozitës.
Në një postim në rrjetet sociale Hysaj thotë se Sako nuk është në zyrë për të sunduar por për tiu shërbyer qytetarëve të Durrësit, të cilët nuk kërkojnë lluks por dinjitet
“Nëse vazhdon kështu, e ardhmja jote politike është e qartë: do të të mbajnë mend si një tjetër zhgënjim. Dhe qytetarët e Durrësit nuk harrojnë!”, mbyllet postimi i Hysajt.
Postimi i plotë:
E dashur Mirjana Sako,
Nuk e di si i shikon ti qytetarët e Durrësit—ndoshta si “fakirë”, ndoshta si të padukshëm. Po të të tregoj unë kush janë ata:
Janë banorët e Durrësit të Ri, të Durrësit të Vjetër, të Rushkullit, Hamallajt, Bizës, Jubës—qytetarë të lënë pas dore. Janë ata që çdo ditë ecin në rrugë të prishura, që mbeten pa ujë dhe drita, që detyrohen të bëjnë akrobaci për të mbërritur në shtëpitë e tyre. Ata nuk kërkojnë luks, as privilegje—kërkojnë vetëm dinjitetin që u takon!
Por çfarë ka bërë bashkia për ta? Asgjë! Investimet nuk shkojnë aty ku duhen. Rrugët mbeten gropa, kanalizimet mbeten premtime boshe, dhe drita vjen e ikën sikur jemi në një qytet fantazmë. E ndërkohë, ata që duhet t’u shërbejnë qytetarëve, vetëm vjedhin, zhduken dhe dalin para kamerave me fjalime boshe.
Po të të kujtoj diçka: ky qytet nuk është i yti, është i tyre! Nuk je në atë zyrë për të sunduar, por për të shërbyer! Mos u fshih pas arrogancës, sepse arroganca nuk ushqen, nuk ndriçon rrugët dhe nuk sjell ujë në shtëpitë e njerëzve!
Nëse vazhdon kështu, e ardhmja jote politike është e qartë: do të të mbajnë mend si një tjetër zhgënjim. Dhe qytetarët e Durrësit nuk harrojnë!





