Kanë nisur të numërohen votat e diasporës të qarkut Durrës.
Nga 20101 zarfe të mbërritura në KQZ, deri më tani janë numëruar 233 zarfe.
Edhe në votat e diasporës të numëruar deri më tani për qarkun Durrës, PS kryeson bindshëm ndaj PD-ASHM.
Deri më tani PS ka 141 vota, 64 vota ka koalicioni PD-ASHM dhe 17 vota ka Nisma – Shqipëria bëhet.
7 vota të tjera i ka partia Mundësia, ndërsa 3 vota të tjera I kanë shkuar Lëvizjes bashkë.