Në IEVP Durrës janë 200 të burgosur që kanë të drejtë të votojnë dhe deri tani, 75 prej tyre kanë ushtruar këtë të drejtë në procesin zgjedhor. Qendra e Votimit në këtë burg ka numrin 1422/02.
Ndërkohë, disa zyrtarë të njohur për korrupsion, si Alqi Bllako, Lefter Koka, Jurgis Cyrbja, Erion Veliaj dhe Ilir Beqja, ndodhen gjithashtu në këtë burg. Disa prej tyre janë dënuar, ndërsa të tjerë po presin vendimin e gjykatës.
Deri tani asnjë nga të burgosurit “VIP”, nuk e ka ushtruar të drejtën e votës.