Oerd Bylykbashi, drejtues politik i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit dhe nënkryetar i PD-së, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe vajza e vogël, ka votuar në qendrën e votimit nr. 1472/2, pranë UAMD-së në Currila.
Bylykbashi, ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor si një hap për forcimin e demokracisë dhe përmirësimin e jetës publike, si dhe u bën thirrje qytetarëve për të dalë masivisht për të votuar.
Përsa i përket pretendimeve për krimet zgjedhore, Bylykbashi tha se të gjitha rastet janë referuar në SPAK dhe se Prokuroria e Posaçme, së bashku me institucionet e tjera ligjzbatuese duhet të venë para drejtësisë të gjithë ato që kanë intimiduar apo shantazhuar qytetarët.