Lajmi i dorëheqjes së kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferaj, u bë publike ditën e sotme.

Ndërkohë, sipas Xhaferaj kjo ka ndodhur disa ditë më parë. Në një komunikim me “DurrësLajm“, Xhaferaj zbuloi edhe arsyen e këtij vendimi.

“Statuti i PD e përjashton mundësinë të jesh edhe deputet edhe kryetar dege”, tha Xhaferaj.

Ndërkohë i pyetur nëse do të marrë pjesë në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga ish-kreu i PD-së, Sali Berisha, ai u përgjigj: Ne 11 nuk ka Kuvend, ka foltore meme.