Nga Aleksandër Cangonja
Zgjedhjet e 31 marsit 1991 ishin të parat pluraliste në vendin tonë. Në zonën zgjedhore numër 27 të rrethit të Durrësit garonin 4 kandidatë të cilët ishin Bardhyl Baltëza me profesion inxhinier dhe garonte për partinë demokratike, Nazim Skuqi me profesion arsimtar garonte për partinë e punës, Tomor Bënja me profesion fizikant garonte me partinë republikane dhe Kristaq Tatani i cili garonte për Bashkimet Profesionale.
Rezultati do ishte i tillë:
Në zonën 27 kishte 44 qëndra votimi, nga të cilat numri total i votuesve ishte 8591 persona ku votuan 8558 persona. 290 fleta votimi gjatë numërimit dolën telë pavlefshme.
01. Bardhyl Baltëza mori 5597 vota ose 67,70%
02. Nazim Skuqi mori 2390 vota ose 28,90%
03. Tomor Benja mori 280 vota ose 3,39%
04. Kristaq Tatani mori 1 votë ose 0.01%
Fitues doli inxhinieri Bardhyl Baltëza me një rezultat spektakolar në zonën 27.