Ndryshe nga orët e para të nisjes së procesit të votimit, kur fluksi i qytetarëve ishte më i ulët, situata tani duket krejt ndryshe në qendrat e votimit të Durrësit.
Në disa prej qendrave të votimit, konkretisht në QV 1472/1 dhe 1472/2 pranë UAMD-së në Currila, është vënë re një fluks i shtuar i qytetarëve nga të gjitha grupmoshat, të cilët drejtohen për të shprehur vullnetin e tyre me votë.
Sipas të dhënave zyrtare, pjesëmarrja në qarkun e Durrësit deri në orën 09:00 ka qenë vetëm 5%, duke reflektuar një nisje të ngadaltë të votimeve.
Pritet që pjesëmarrja të rritet edhe më tej në orët në vijim, ndërsa procesi deri tani vijon pa incidente.