Në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës po zhvillohet sot procesi i votimit për zgjedhjen e Asamblesë së kësaj dhome.

Procesi i votimit zgjat deri në orën 17.00 dhe në të janë ftuar të marrin pjesë përfaqësuesit e 477 biznese anëtare të Dhomës.

Deri në orën 13.30 pjesëmarrja në votime ishte 60% dhe procesi i votimit ka vijuar pa problematika.

Sekretarja e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Brisida Hoxha tha për “DurrësLajm” se nga 77 kandidatura për përfaqësues në Asamblenë e Dhomës do të zgjidhen me votim të fshehtë 34 anëtarë, ndërsa anëtari i 35-të bëhet automatikisht ish-kryetari i Dhomës.

Do të jetë Asambleja e Dhomës, që mesditën e së premtes do të zgjedhë kreun e ri të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Durrës.

Ndiqni videon e mëposhtme për më shumë detaje:

M.B.