Në datat 13-15 dhjetor, 2022, në mjediset Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës (UAMD) u zhvillua Kampi i Inovacionit. Moduli u zhvillua  në kuadër të projektit EntrAL i mbështetur financiarisht nga programi Eramsmus+ CBHE i Bashkimit Europian. 

Kampi i Inovacionit i fokusuar në eksplorimin, zhvillimin dhe shitjen e një ideje biznesi nga studentët ngjalli interes te studentë të fakulteteve të ndryshme të universitetit. Gjatë kampit studentët u aftësuan mbi analizën e mjedisit të biznesit, mjetet dhe metodat e ndërtimit të një plani biznesi si edhe me teknikat inovatore si business canvas dhe elevator pitch nga lektoret e Fakultetit të Biznesit Dr.Olta Nexhipi dhe Dr.Oliana Sula. Me interes u ndoq nga studentët edhe prezantimi sfidave të të qënit sipërmarrëse femër në Shqipëri nga sipërmarrësja Pranvera Rrapushi.

Studentët patën mundësinë zhvillojnë idenë e tyre të biznesit në grup nën mentorimin e lektorëve. Trajnimi u përmbyll me konkursin prezantimin të 7  ideve të biznesit. Juria e përbërë nga pedagogë dhe përfaqësues biznesi, Eriando Zoto nga OTP Bank vlerësoi tre fitues. 

Koordinatorja e projektit Dr.Alketa Dumani theksoi se iniciativa të tilla inkurajojnë studentët të profileve të ndryshme të ndërmarrin iniciativat e tyre në sipërmarrje. 

Kejsi Beqiri studente e vitit të tretë në profilin Administrim Biznes të Fakultetit të Biznesit dhe fituese e vendit të parë u shpresh se nxitja e studenëve për të marrë pjesë në aktivitetet apo projektet e organizuara nga universiteti, lejon që studentët të shkëputen pak nga monotonia e mësimeve teorike dhe të drejtohen nga bërja e gjërave” ose e thënë ndryshe praktika, e cila është një koncept qё mungon përsa i përket arsimimit.