Një zjarr i rënë në oborrin e një shtëpie private në zonën e Maskurisë ka rrezikuar edhe godinën, por falë ndërhyrjes së zjarrfikësve është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Zjarri ka djegur dy mullarë me jonxhë, ushqim për bagëti, por fatmirësisht ky është i vetmi dëm material në banesën e kryefamiljarit Z.G.