Dega e Lëvizjes bashkë  në Durrës ka protestuar këtë 1 Maj para Inspektoriatit të Punës, që sipas tyre është institucioni që duhet të mbrojë të drejtat e punëtorëve.

Sipas kandidatit për deputet dhe urbanistit Artan Kacani, ky institucion “për shumë kohë ka heshtur përballë padrejtësisë.”

“Inspektoriati i Punës nuk është veçse pasqyra e një shteti që e ka harruar misionin e tij. Në një vend ku kontratat janë luks, orët shtesë janë të padeklaruara, dhe puna e ndershme shpesh ndëshkohet – mungesa e veprimit nuk është thjesht paaftësi, është mëkat kundër drejtësisë.”,- thotë ai ndër të tjera.

Në të njëjtën kohë, Lëvizja Bashkë bën apel që ky 1 Maj të mos jetë ditë dëshpërimi për punëtorët, por një ditë besimi dhe kujtese, por edhe një ditë kur çdo punonjës duhet të ngrihet për të kërkuar të drejtat bazë në vendin e punës dhe minimumin jetik për një jetesë dinjitoze.

“Por 1 Maji nuk është ditë e dëshpërimit. Është ditë e besimit.

Jo besim të verbër, por besim në fuqinë e njerëzve që punojnë, që prodhojnë, që kujdesen, që ndërtojnë, që nuk ndalen – edhe kur sistemi bën çmos t’i lërë pas.

Është ditë kujtese për ata që sakrifikuan, por edhe ditë premtimi për ata që vijnë: që fëmijët tanë të mos rriten në frikë, emigrim dhe varfëri, por në dinjitet.

Në çdo fabrikë, në çdo kantier, në çdo qendër tregtare, në çdo zyrë – puna është jetë, por pa të drejta, ajo bëhet robëri.

Ne nuk duam lëmoshë. Kërkojmë atë që na takon.

Kërkojmë paga të minimumin jetik, statusin e minatorint, kontrata të qarta, orar njerëzor, siguri dhe respekt”,- thotë Kacani në deklaratën e tij.

Deklarata ee plotë e Lëvizjes Bashkë, dega Durrës:

Të dashur punëtore dhe punëtorë,

të rinj e të reja, të papunë e të përjashtuar,

të organizuar e të paorganizuar,

Sot jemi mbledhur këtu jo vetëm për të protestuar, por për të dëshmuar se ende ka zëra që nuk janë blerë, ende ka shpirtra që nuk janë thyer. Sot jemi këtu përballë një institucioni që duhej të mbronte të drejtën, por që për shumë kohë ka heshtur përballë padrejtësisë.

Inspektoriati i Punës nuk është veçse pasqyra e një shteti që e ka harruar misionin e tij. Në një vend ku kontratat janë luks, orët shtesë janë të padeklaruara, dhe puna e ndershme shpesh ndëshkohet – mungesa e veprimit nuk është thjesht paaftësi, është mëkat kundër drejtësisë.

Por 1 Maji nuk është ditë e dëshpërimit. Është ditë e besimit.

Jo besim të verbër, por besim në fuqinë e njerëzve që punojnë, që prodhojnë, që kujdesen, që ndërtojnë, që nuk ndalen – edhe kur sistemi bën çmos t’i lërë pas.

Është ditë kujtese për ata që sakrifikuan, por edhe ditë premtimi për ata që vijnë: që fëmijët tanë të mos rriten në frikë, emigrim dhe varfëri, por në dinjitet.

Në çdo fabrikë, në çdo kantier, në çdo qendër tregtare, në çdo zyrë – puna është jetë, por pa të drejta, ajo bëhet robëri.

Ne nuk duam lëmoshë. Kërkojmë atë që na takon.

Kërkojmë paga të minimumin jetik, statusin e minatorint, kontrata të qarta, orar njerëzor, siguri dhe respekt.

Kërkojmë që të mos kemi më nevojë të heshtim për të ruajtur vendin e punës.

Kërkojmë që të mos ketë më prindër që shkojnë në shtëpi pa mundur t’u ofrojnë fëmijëve as shpresë, as bukë.

Lëvizja Bashkë nuk është thjesht një grupim politik.

Është një thirrje morale. Një bashkim për drejtësi. Një besim i ri se e mira nuk është utopi, por e mundur kur ngrihemi së bashku.

Ne nuk kemi miliona. Ata i kanë.

Por ne kemi njëri-tjetrin, dhe kur njerëzit bashkohen, asnjë mur nuk qëndron gjatë.

Rroftë 1 Maji i punëtorëve!

Rroftë dinjiteti në punë!