Dy ditë pas publikimit nga “DurrësLajm” të situatës alarmante në pallatin nr.786 në lagjen nr.18, ku mbetjet inerte të krijuara nga procesi i riparimit të pallatit kanë “pushtuar” trotuarin dhe rrugën, nis largimi i tyre.

Firmës së ndërtimit që po kryen riparimin e pallatit iu dha ultimatum një ditë më parë nga Policia Bashkiake Durrës, që të niste nga e shtuna largimin e pirgjeve me inerte nga hapësirat publike përreth pallatit.

Siç duket edhe në video, mjete e rënda kanë nisur largimin e tyre paraditen e sotme.