I ftuar në Euronews Albania, kreu i PD-së së Durrësit, Ferdinand Xhaferaj u shpreh se shumica dërrmuese e familjeve të këtij qarku kërkojnë përmbysjen më 25 prill.
Xhaferaj tha se banorët e qarkut të Durrësit, u preken nga tërmeti dhe pandemia, ndërsa këtyre të dyjave iu shtua edhe keqmenaxhimi nga qeveria duke rënduar gjendjen e tyre financiare.
Kandidati i PD-së me nr.5 në Durrës u shpreh se kur qytetarët kanë një moment reflektimi përtej propagandës së Edi Ramës kuptojnë se viti 2021 ishte viti më i keq për familjet e tyre gjatë të gjithë tranzicionit të vendit.
“Kudo në qytet ndihet forca e ndryshimit, e cila është e pandalshme. Nuk bëhet fjalë për rotacion, por për referendium. Pavarësisht nëse janë në biznes apo punonjës në arsim, administratë apo janë pensionistë ose të rinj, shumica dërrmuese e familjeve durrsake e duan ndryshimin.
Kur shkojnë në shtëpi dhe kanë një moment reflektimi përtej propagandës së Edi Ramës ata kuptojnë se viti 2021 është viti më i keq i tranzicionit shqiptar për ta“, u shpreh ai.





