Seit Sejdini është një prej pensionistëve të lagjes numër tre në Durrës, i cili është "trembur" jo pak ditët e fundit që vendi është përfshirë nga lëkundjet e tërmetit.
70-vjeçari i cili ka punuar për 40 vjet në ndërmarrjen e Plastikës në Durrës thotë së qytetarët janë të pasigurtë.
Sipas tij fajtor për tërmetet është i pari i vendit, që votohet nga 700 mijë pensionistë e nuk ju rrit pensionin atyre.
E si të mos mjaftonte kjo, i moshuari durrsak thotë se ashtu si ai në Shqipëri, asnjë pensionist nuk mund të hajë një akullore në stinën e verës.
K.H.