Një shkëmb i madh është shkëputur nga mali i Torovicës në Lezhë, ndërkohë që dyshohet se ka shkaktuar 3 viktima.
Sipas informacioneve të para, raportohet se shkëmbi është rrëzuar mbi një automjet duke zënë brenda edhe shoferin me pasagjerët.
Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendit të ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se shkak për shkëputjen e shkëmbit është bërë moti i keq.





