Një burrë nga Durrësi është arrestuar nga uniformat blu pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Sipas informacioneve nga policia, mësohet se u arrestua në flagrancë Luan Sali 53 vjeç.
Ai ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes tij shtetases, F.S. 45 vjeçe, banuese në Durrës, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Pas aktit të rëndë të dhunës, 45-vjeçarja e paditi të shoqin në polici, i cili tashmë do të përballet me drejtësinë nën akuzën e “Dhunës në familje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.





