Një roje i një lokali në Orikum të Vlorës ka përfunduar në pranga pasi nuk ka denoncuar në Polici vjedhjen e një gomoneje.
Burime zyrtare nga blutë e Vlorës bëjnë me dije së i arrestuar është Skënder Kongjoni, 57 vjeç, banues në Orikum. Vjedhja e mjetit lundrues ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të djeshëm. Kanë qenë tre persona që e kanë vjedhur gomonen, të cilët ende nuk janë identifikuar.
“Ky shtetas në asnjë moment nuk e ka kallëzuar kryerjen e këtij krimi në organet e ndjekjes penale ose ne organet e rendit publik. Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje si dhe hetimin e të gjitha pistave të mundshme për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale ''Vjedhja'' dhe ''Moskallëzim krimi'', të parashikuar nga nenet 134 dhe 300 te Kodit Penal.





