Forcat Detare bëjnë me dije se kanë bërë të mundur shpëtimin e një personi nga mbytja tek plazhi i Gjirit të Lalzit.

Ka qenë ekuipazhi i anijes “Drini” që është angazhuar në operacion shpëtim për Ermal Saliasin.

Saliasi po bënte surf me parashutë në ujërat mes kepit të Rodonit dhe Kepit të Palit.

Pas sinjalizimit nga QBO, ekuipazhi i anijes “Drini” ndërhyri për shpëtimin e tij.