Problemet në çift janë bërë shkak për një tjetër situatë të tensionuar në marrëdhëniet familjare në qytetin e Durrësit.

Një i ri nga qyteti bregdetar është shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka goditur me mjete të forta kunatin dhe vjehrrin e motrës.

Ngjarja për të cilën akuzohet shtetasi P.D., 29 vjeç, ka ndodhur brenda 4 mureve të shtëpisë.

Gjatë një grindjeje me kunatin dhe vjehrrin e motrës, përkatësisht shtetasit I.D. dhe I.D., 31 dhe 72 vjeç, 29-vjeçari nuk ka nguruar t’i godasë këta të fundit.

Babë e bir i janë drejtuar policisë për të bërë denoncimin, ndërkohë që 29-vjeçari është larguar nga shtëpia dhe policia po punon për kapjen e tij.