Autortitet italiane vazhdojnë ende hetimet për zbardhjen e ngjarjes së 17 shtatorit ku vogëlushja shqiptare gjeti vdekjen nga sulmi i qenve pitbull, në komunën e Fleros, në krahinën e Brescia në Itali.

Sipas mediave italiane në momentin e ngjarjes foshnja ka qënë nën kujdesin e gjyshit, i cili nuk mundi ta shpetonte mbesën nga qentë e tërbuar.

Hasan Zikaj është marë në pyetje nga prokuroria dhe ka deklaruar se e kishte në krahë fëmijën kur qentë e sulmuan.

Por versioni i tij ngre disa dyshime sipas “Corriere”. Për rastin, janë duke u hetuar prindërit, pronarë të kafshëve dhe një veteriner.