Një automjet tip “Benz” është përplasur me një motoçikletë e si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motoçikletës.
Aksidenti është regjistruar një ditë më parë në Sukth të Durrësit. I plagosur ka mbetur shtetasi G.A., 59 vjeç, banues në Durrës, ndërsa policia ka nisur procedimin ndaj tij pasi ishte pa patentë, si dhe ndaj drejtuesit të “Benz”-it, 29-vjeçarit Xh.M., nga Tirana.
Njoftimi i policisë:
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit XH.M dhe G.A, vjeç 29 e 59, banues në Tiranë e Durrës, pasi dyshohet se në Sukth, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, dhe pa leje drejtimi motoçikletën tip “Dajang”, janë përplasur, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës G.A, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.





