Prokuroria e Vlores ka sekuestruar 3 apartamente, vlera e të cilave është rreth 200 mijë euro, të regjistruara në emër të shtetases E. R.

Organi i akuzës bën me dije se “në baze të veprimeve procedurale, rezulton se kjo shtetase ka ushtruar aktivitetin kriminal të prostitucionit në Belgjikë”.

Nga hetimet e Prokurorisë së Vlorës, jane krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasja E. R., nuk justifikon me burime të ligjshme financiare blerjen e pasurive të patundshme (një apartament në zonën e Ujit të Ftohtë dhe 2 apartamente në lagjen “Pavarësia”).

Në bazë të hetimeve të deritanishme, Prokuroria e Vlores ka kërkuar caktimin e sekuestros, kërkesë e cila u miratua nga Gjykata e Vlorës.