Policia Kufitare e aeroportit të Rinasit ka nisur procedimin penal për dy shtetas nga Durrësi dhe Shijaku, të akuzuar për kalim të paligjshëm të kufirit.
Sipas policisë, shtetasi E.M., 46 vjeç, banues në Durrës kishte në pasaportë një vulë greke të falsifikuar, me të cilën pretendonte se kishte kaluar kufirin shtetëror nga pika e kalimit kufitar në Kapshticë, në datë 26 shtator.
Ndërkohë, 37-vjeçari nga Shijaku S.K. është kthyer deportiv nga Italia, pasi më datë 06.09.2017, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme, në afërsi të P.K.K Morinë.
37-vjeçari nga Shijaku akuzohet për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, ndërsa 46-vjeçari nga Durrësi përveç kësaj vepre penale akuzohet edhe për “Falsifikim i vulave, stampave, formularëve”.





