Enea Bekteshi u arrestua mbrëmjen e kaluar në Cërrik në një operacion të përbashkët të policisë së Elbasanit, Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Forcave të Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.

Ai ishte në kërkim prej 18 shtatorit, i akuzuar se goditi me “Audin” e tij makinën e zv.drejtorit të Policisë së Elbasanit Gjergj Oshafi në Lagjen “Dyli Haxhire” pranë tregut Agro – Ushqimor. “BalkanWeb” ka siguruar foton e 31-vjeçarit që ngriti më këmbë policinë, i dyshuar si anëtar i bandës “Çela”.

Bekteshi fshihej në banesën e një miku të tij në Cërrik, ku u gjet edhe një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis Sativa” dhe një mjet i mprehtë (bajonetë).