Policia e Durrësit ka zbuluar një lokal në zonën e Shkozetit ku ushtrohej aktivitet i jashtëligjshëm i lojërave të fatit.

Bëhet fjalë për lokalin e shtetasit K.Sh., 33 vjeç, ku u sekuestruan një tavolinë pokeri dhe një pajisje elektronike, pa dokumente përkatëse. Ndërsa materialet procedurale ndaj pronarit i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 04.10.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.SH, vjeç 33 banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 03.10.2017, në lagjen nr. 14, Durrës, në ambientin e nje lokali ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan një tavolinë pokeri dhe një pajisje elektronike, pa dokumente përkatëse. Nenet 197 dhe 180 të Kodit Penal.