Në sajë të operacionit të koduar “Broken House”, policia ka goditur një grup kriminal që grabiste banesat.

Në pranga kanë rënë shtetasit Esmir Demaj 28 vjeç, Altin Billa 39 vjeç dhe Gentian Dibra 40 vjeç.

Policia ka mundur të evidentojë 11 raste të vjedhjeve të banesave në harkun kohor të tre muajve, qershor-korrik-gusht.

  1. Më datë 26.06.2017, në lagjen “Kongresi i Përmetit’, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases K. B. 68 vjeçe.
  2. Me datë 09.07.2017, në lagjen “Tre Heronjt”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Gj. B. 58 vjeç.
  3. Me datë 18.08.2017, në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit  S. K. 60 vjeç.
  4. Me datë 23.08.2017, në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, kanë vjedhur banesën e shtetasit S. G. 77 vjeç.
  5. Më datë 23.09.2017, në lagjen Shirokë,  Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit H. B. 52 vjeç. 
  6. Me datë 22.08.2017, në lagjen “Tom Kola”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit M. M. 62 vjeç.
  7. Me datë 24.09.2017, në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases F.Gj.
  8. Më datë 01.06.2017, në fshatin “Boriç i Madh”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit K. M. 58 vjeç.
  9. Më datë 17.08.2017, në fshatin “Gruemirçesmë”, Malësi e Madhe, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. R. 47 vjeç
  10. Më datë 19.08.2017, në fshatin “Boriç i Madh”,  Malësi e Madhe, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit Sh. A. 72 vjeç.
  11. Më datë 01.07.2015, në fshatin Kullaj, Malësi e Madhe, është vjedhur  me thyerje   banesa shtetasit Y. B. 64 vjeç.