Një 47- vjeçar të cilin drejtësia italiane e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, është arrestuar në Tiranë.
Në pranga ka rënë Idajet Spahiu, 47 vjeç, banues në Vorë, i cili është dënuar në Itali me 4 vite e 7 muaj e 14 ditë burgim.
Sipas informacioneve zyrtare të policisë, mësohet se 47-vjeçari është dënuar më 14.06.2017 në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 & 112 të Kodit Penal Italian dhe neni 73/1 , Dekreti 309/1990.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.





