Policia e Durrësit ka mundur të arrestojë sot një shtetas në kërkim ndërkombëtar për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte drogë në Itali.
Shtetasi i arrestuar është Hektor Kosturi 31 vjeç, banues në Durrës dhe pritet të ekstradohet drejt Italisë.
Sipas njoftimit të Policisë, Kosturi pritet të dënohet maksimumi me 20 vite heqje lirie.
31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Prokuroria e Parmës, Itali me Vendimin Nr.6631/13 R.G.N. R 4497/13 R.G.G.I.P. datë 25.10.2014 ka vendosur masën e sigurisë" Arrest me burg" për veprën penale" Pjesmarrje në organizatë kriminale me qëllim transportimin dhe shitjen e lëndëve narkotike" parashikuar në nenet 110 dhe 80 të Kodit Penal Italian.
Shtetasi Hektor Kosturi, më datë 17.01.2014, në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë dyshohet se ka organizuar transportin e rreth 60 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë me qëllim shitjen e saj në Parma / Itali.
Maksimumi i dënimit për këtë vepër penale është 20 vjet burg.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





