Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën Transballkanike në lagjen ”Pavarsia” në qytetin e Vlorës, ku mbetën të plagosur me armë zjarri tre shtetas, policia ka mbledhur dhe siguruar prova nga vendi i ngjarjes me qëllim për të bërë të mundur një dokumentim sa më të plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin Ferdinand Llanaj, për prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake.

Në lidhje me ngjarjen janë kryer edhe veprime të tjera proceduriale dhe po vazhdon puna për identifikimin, dokumentimin dhe kapjen e autorëve të plagosjes me armë zjarri të shtetasve F.Ll., B.Ll., dhe D.B.