Ushtron dhunë dhe kërcënon babanë e tij me thikë, arrestohet 35-vjeçari nga Shijaku.

Ramazan Koçi 35 vjeç, akuzohet se në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike dhe ka kanosur me thikë babanë e tij, shtetasin H.K. 61 vjeç.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë të ftohta, thika.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje armëve të ftohta”.