Një person i ka dhënë fund jetës gjatë natës në Tiranë në zonën e liqenit Artificial. Kanë qenë dëshmitarët e rastësishëm që kanë konstatuar trupin e pa jetë të një personi, të varur në një pemë.

Informacioni i policisë:

Më datë 02.10.2017, rreth orës 07:00, në Numrin e Emergjenca 112, jemi njoftuar për një person të varur në pemë, në zonën e liqenit Artificial.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se :

Në zonën e Liqenit Artificial, është konstatuar nga një kalimtar, një person i gjinisë mashkull, (ende i paidentifikuar), rreth moshës 35 – 45 vjeç, varur në një pemë me një kordon elektrik.

Nga këqyrja paraprake, nuk ka shenja dhune në trup, dyshohet të jetë vetëvarur.

Punohet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.