Nuk po gjen qetësi këtë të diel qyteti i Vlorës. Pas ngjarjes së mëngjesit, një tjetër person ka mbetur i plagosur këtë mbrëmje në Vranisht. Mësohet se ai është Roland Shkurti, rreth 40 vjeç, dhe është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën mjekësore.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje. Policia ka nisur hetimet.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 01.10.2017, rreth orës 18:40, Salla Operative e Himarës është njoftuar nga një telefonatë se në fshatin Vranisht, Himarë një shtetas është plagosur me armë zjarri.
Shtetasi është Roland Shkurti rreth 40 vjeç, banues në fshatin Vranisht.
Shtetasi i plagosur është jashtë rrezikut për jetën dhe po transportohet në Spitalin Rajonal Vlorë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Nga policia po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
*Mëngjesin e së dielës tre persona u plagosën në një atentat në Vlorë, ndër ta dhe një fëmijë 8 vjeç. Një breshëri automatiku u derdh mbi një automjet tip “Mercedes-Benz” me targë VL 6368 C.





