Një lokal në qendër të Durrësit ka rënë pre e hajdutëve.

Sipas informacioneve nga policia, mësohet se në lokalin e ndodhur në lagjen nr.1, është vjedhur gjatë natës një shumë prej 26 mijë lekësh të rinj dhe 10 paketa me cigare.

Denoncimin në polici e ka bërë menaxherja e lokalit, shtetasja E.H., 25 vjeçe.

Policia informon se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë që hetimet për zbardhjen e rastit vijojnë dhe materialet i kaluan Prokurorisë.