Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas një sherri që ka zhvilluar me një italian. Mediat raportojnë se grindja që ka nisur për motive banale ka degjeneruar në dhunë fizike.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një pub në Tovo San Giacomo, ku 29-vjeçari shqiptar Dritan Hasani, i armatosur me një çelës, ka goditur 22-vjecarin italian në sy që ishte punonjës i pubit.

I plagosuri u dërgua menjëherë në spital dhe pas një ndërhyrje kirurgjikale u bë e mundur që t’i shpëtohej syri.

Dritan Hasani, banor në Finale Ligure, u arrestua menjëherë pas aktit të dhunës.