Një aksident me pasojë vdekjen e një kembësoreje ka ndodhur në hyrje të fshatit Podgorie të Maliqit, ku një automjet ka përplasur dy shtetase.

Policia e Korcës sqaron se shtetasi J.K., duke drejtuar mjetin tip “Nissan” me targa NZY7994 ka aksidentuar kalimtaret në rrugë S.Ç., rreth 65 vjeçe dhe B.Xh., rreth 70 vjeçe, banuese në Podgorie.

Të plagosurat janë trasportuar menjëherë në Spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, por nga plagët e marra, 65-vjeçarja S.Ç., ka ndërruar jetë pak minuta pas mbërritjes, ndërsa e plagosura tjetër aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i mjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të përcaktuar rrethanat e shkaqet e aksidentit.