Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në Xhafzotaj. Makina tip “BMV” është përplasur me karrotrecin në rrugën dytësore. Për pasojë, drejtuesi i automjetit “BMW”, Redi Hoxha 34-vjec, ka humbur jetën.

Informacion paraprak i policisë.

Më datë 30.09.2017, rreth  orës  18:10, në Xhafzotaj  është përplasur mjeti tip BMW me targa AA 969 DN me mjetin tip Benz  me targa  AA 484 MJ( karrotrec).

Për pasojë drejtuesi i mjetit tip BMW, shtetasi R.H. 34 vjeç, banues në Durrës  ka ndërruar jetë, ndërsa drejtuesi i mjetit tip Benz, shtetasi A.M. ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës nën kujdesin e mjekëve.

Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.