Mbi pesë kile kokainë super e pastër, me vlerë tregu që i kalon 150 mijë eurot, janë kapur nga policia, ndersa dy të rinj shqiptarë, që lëndën narkotike e kishin fshehur në kruskotin e një makine, janë arrestuar në flagrancë

Në pranga kanë rënë Rizard Alibaj, 27 vjeç, rezident në Francë, i cili ngiste makinën, dhe Alfons Peraj, 26, ndihmëskuzhinier, banues bashkë me familjen prej më tepër se dhjetë vjetësh në Asti, raporton La Stampa.

Operacioni policor

Policët vunë re një Ford Focus me targa franceze që kishte ndaluar poshtë një pallati. Në timon ishte një i ri i panjohur, ndërsa duke folur me, në trotuar, ishte Peraj, një personazh lëvizjet e të cilit vëzhgoheshin nga policia.

Ai herë pas here largohej nga qyteti. Gjurmët e tij çojnë në Shkodër, me xhiro turistike midis Malit të Zi, Amsterdamit e Zvicrës, që nuk mund t'i përballonte me pagën e ndihmëskuzhinierit.

Kur policët panë Perajn të hynte në makinën me targa franceze, vendosën të kontrollonin.

I riu në timon kishte pasaportë shqiptare. Tha që vinte nga Franca për t’u takuar me disa bashkëatdhetarë.

Në makinë kishte një numër të madh i pemëve aromatike Arbre Magique, e cila shpeshherë përdoret për të fshehur një tjetër aromë. Për këtë arsye, karabinierë vendosën të kontrollonin gjithë makinën.

Policiet italiane gjeten pesë “bukë” kokaine, të fshehur në hapësirën e airbag-ut të pasagjerit, të çmontuar.