Të tjera detaje janë bërë të ditura nga plagosja e 4 personave në Laprakë. Policia bën të ditur se janë shpallur në kërkim dy persona, Arben Seferi dhe vëllai i tij.
Ndërsa thuhet se pak ditë më parë Seferi kishte pasur një konflikt me njërin të plagosurit i identifikuar si Elian Lekaj. Ata ishin takuar te lokali i këtij të fundit, por sherri ka degjeneruar në të shtëna me armë, ku kanë mbetur të plagosur dhe tre persona te tjerë të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen.
“Janë dy autorë të ngjarjes, të dy në kërkim. Ngjarja pas një konflikti të nisur pak ditë më parë. Nga të shtënat kanë mbetur katër persona të plagosur. Të plagosurit E.L, 31 vjeç, B.M, 31 vjeç, B.K, 33 vjeç, A.B, 46 vjeç. Një prej autorëve të ngjarjes është Arben Seferi nga Kukësi. Janë takuar për të sqaruar konfliktin. Debati ka degjeneruar në të shtëna me armë”, thotë policia.
Të plagosurit ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.





