Të paktën 4 persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, pasditen e sotme, pas një sherri që degjeneroi deri në përdorimin e armëve në Laprakë.

Policia jep informacionet e para dhe thotë se personat e përfshirë në sherr dhe ata që kanë mbetur të plagosur janë zënë në ambientet e një lokali.

Njoftimi i policisë:

Informacion paraprak

Më datë 29.09.2017, rreth orës 18:40, kemi marrë njoftim se në rrugën “Gjergj Legisi”, janë plagos me armë zjarri disa persona.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimi paraprak ka rezultuar se:

Në rrugën “Gjergji Legisi”, pas një konflikti në një lokal, janë plagosur me armë zjarri shtetasit E. L., 31 vjeç, B. M., 31 vjeç, B. K., 33 vjeç, dhe A. B., 46 vjeç.

Katër shtetasit e plagosur ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Janë identifikuar autorët dhe po punohet për kapjen e tyre.