Pronarët e dy lokaleve janë proceduar penalisht pasi akuzohen për veprën penale organizim i llotarive të palejuara.
Policia e Tiranës ka sekuestruar 4 tavolina pokeri, 80 fisha pokeri, 5 pako letra bixhozi, një sasi lekësh dhe 1 DVR e kamerave të lokalit.
“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6, pranë D.V.P.Tiranë proceduan penalisht shtetasit E.D., 33 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Aleksandri i Madh”, në ambientet e brendshme të lokalit bar, në përdorim prej tij, gjatë kontrollit të ushtruar janë konstatuar 10 shtetas duke luajtur poker në një tavolinë të përshtatur për lojëra fati. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një tavolinë pokeri.
– S.R., 29 vjeç, banues në Tiranë. Në rrugën “Mikel Maruli”, në ambientet e lokalit për lloto sportive, në përdorim prej tij, gjatë kontrollit të ushtruar është konstatuar aktivitet i kundraligjshëm i lojërave të fatit. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale : – 3 tavolina pokeri – 80 fisha pokeri – 5 pako letra bixhozi – 1 DVR të kamerave të lokalit – një shumë lekësh”, sqaron policia.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprën penale “Organizim i llotarive të palejuara”, parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.





