Një 21-vjeçar është arrestuar nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “vjedhja”. Emiljan Hoxha banues në Durrës, është dënuar nga Gjykata e qytetit bregdetar.
NJOFTIMI I POLICISË
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës bënë të mundur ndalimin e shtetasit në kërkim:
• Emiljan Hoxha 21 vjeç, banues në Durrës.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”parashikuar në nenin 134/2 të Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.





