Një punonjës ndërtimi ka mbetur i aksidentuar ditën e djeshme ndërsa policia e Durrësit ka vënë në pranga inxhinierin e firmës së ndërtimit. Në pranga ra shtetasi Orges Llubani 35-vjeç nga Kruja.
Ngjarja ndodhi më datë 28.09.2017 tek Gjiri i Lalëzit ku shtetasi me inicialet A.H. 45-vjeç banues në Tiranë, duke punuar në një objekt godine 2-katëshe është aksidentuar.
45-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” parashikuar në nenin 289/1 të Kodit Penal.





